Kryetari i PD-së Lulzim Basha la të kuptojë se nuk do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrin Rama.
Në një prononcim për median nga selia e PD-së Basha tha se në dispozicion të kryeministrit është plani që PD ka përgatitur për të nxjerrë vendin nga kriza por dhe për reformën zgjedhore. Ramës i ngelet vetëm të zbatojë këtë plan ose të hapë krahun.
Lulzim Basha: Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne!
Dje në një intervistë për Report TV Rama u shpreh se ishte gati të shkonte dhe në selinë PD për dialog por nuk do presë gjatë .
“Kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon” u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post