Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas deklaratës së kryeministrit Rama ditën e sotme ka reaguar menjëherë Lulzim Basha, duke u shprehur se nuk është dakord me heqjen e koalicioneve.
Basha në fjalën e tij u shpreh se Edi Rama prej kohësh i ka çuar mesazhe përmes njerëzve të ndryshëm, se është gati t’i japë pushtetin vetëm të heqin koalicionet.
Basha tha se oferta konsiston në zgjedhjen e tij si kryeministër dhe të Edi Ramës si President.
“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit.
Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”, – tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post