• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha del me mesazhin e fortë që në mëngjes: Betejën e atyre që u sakrifikuan do ta përfundojmë së bashku

9 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme kryengritjen e Postribës. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se 8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë.

Postimi:

“8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës dhe përpjekjen mbarëkombëtare për t’u bashkuar me familjen europiane së cilës i përkasim.

Si çdo përpjekje për t’u larguar nga kthetrat e regjimi famëkeq komunist, kryengritja e Postribës shënoi edhe një plagë e dhimbshme në trupin e kombit tonë. Shtypja e saj e përgjakshme nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.

Vetëm në ditët e para të kryengritjes komunistët pushkatuan pa gjyq 28 vetë në Postribë. Pushkatimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist. Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galerat e errëta ku u shtrënguan të punojnë të uritur dhe të etur. Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tortura në hetuesitë e regjimit dhe dhimbje për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.

Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës!” – shkruan Basha.

Paraardhëse

Ndryshimet në qeveri, ja kush ikën dhe emrat që pritet të futen në kabinet, rikthehen të shkarkuarit dhe shkëmbehen postet, ja detajet

Pasardhëse

“Drejtori i shkollës në Kombinat del me Covid-19 dhe zhduket”, ish-deputetja e PD bën denoncimin e papritur: Tepër shqetësuese

Pasardhëse

“Drejtori i shkollës në Kombinat del me Covid-19 dhe zhduket”, ish-deputetja e PD bën denoncimin e papritur: Tepër shqetësuese

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.