• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Basha: Beteja jonë, t’u kthejmë qeverisjen qytetarëve

26 November, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një takim të zhvilluar me anëtarët dhe mbështetësit demokratë në Memaliaj deklaroi se, beteja e opozitës ka si qëllim t’u kthejë pushtetin njerëzve përmes një qeverisjeje transparente.

“Duam apo nuk duam ne, Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Ne ndodhemi para zhvillimeve dinamike, javët dhe muajt do të vijnë”, tha Basha.

Ai u kërkoi të pranishëmve të jenë në krye të aksionit për hapjen e partisë dhe veçanërisht qëndrimin pranë njerëzve.

“Gjendja reale e njerëzve është aty ku nuk mban më. Dhe kjo nuk është më çështje e mbështetësve të Partisë Demokratike. Shqipëria sot de fakto i takon një pakice, që janë bërë multimlionerë, miliarderë në kurrizin e shqiptarëve”, vijoi Basha.

Ai ka theksuar se, beteja e PD nuk është një betejë thjesht për të përmbysur një qeveri. “Por për t’u kthyer pushtetin njerëzve duke bërë një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme që lekët e taksapaguesve të shkojnë tek taksapaguesit”, tha Basha.

Ai shpjegoi se Partia Demokratike ka zgjidhje konkrete dhe realiste për gjendjen e rëndë që po kalon vendi dhe qytetarët.

“Familjet në nevojë ekonomike në qeverisjen time, në qeverisjen tonë, 200 kilovatët e parë do t’i kenë falas. Faturën e ujit për konsumin e tyre jetik do ta kenë falas. Se nuk do të ketë nën qeverisjen tonë as palma, as luks qeveritar të shfrenuar që të ketë familje të cilat nuk janë më në errësirë dhe kanë bukën të garantuar”, theksoi Basha.

“Zgjidhja jonë është 100 milionë euro buxhet për subvencione për çdo fermer në vit, është 1 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, për 300 mijë familjet fermere, pa burokraci pa NIPT, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral do t’i jepen lekët në dorë, grant”, vijoi Basha, duke shtuar se mes të tjerash PD ka hartuar edhe projektin për rendin dhe sigurinë.

Kryetari i Partisë Demokratike u kërkoi drejtuesve dhe anëtarëve të shkojnë derë më derë, për të identifikuar hallet konkrete të njerëzve, çdokënd që është në varfëri, i papunë dhe i goditur nga fatkeqesitë e natyrës dhe abuzimet e qeverisë.

“Ajo që kërkoj nga gjithësecili prej jush është në radhë të parë të prekni dhe evidentoni problemet për zonat ku jeni përgjegjës”, nënvizoi Basha.

Basha u shpreh se, duke ndryshuar PD-në do të ndryshojë politikën në tërësi dhe vendin. “Më pak pushtet për kryetarët e politikanët, më shumë për qytetarët. Për një Shqipëri që ofron shanse për të gjithë”, tha Basha.

Paraardhëse

Trump: Castro vdiq! Obama: I shtrijmë dorën popullit kuban

Pasardhëse

Elbasan, vritet me armë 19-vjeçari; familja e çon të vdekur në spital

Pasardhëse

Elbasan, vritet me armë 19-vjeçari; familja e çon të vdekur në spital

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.