• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bardhi: S’ka ndodhur kurrë që deputetët të rrethohen nga Garda! Berisha: Flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese

20 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë folur për mediet pas përfundimit të seancës parlamentare.

Edhe pse ishte parashikuar një seancë maratonë, ku do diskutohej projekt-buxheti i vitit 2024, deputetët e opozitës nuk lejuan vijimin e saj, pasi ndezën flakadanë dhe tymuese brenda sallës.

Nikolla më pas mori vendimin që projekt0buxheti të kalonte në votim dhe u miratua në parim me 83 vota pro.

Bardhi dënoi ashpër miratimin e projekt-buxhetit vetëm me votat e PS-së.

Ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë.

Bardhi: Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës. Sipas Ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit.

Nga ana tjetër, Berisha tha se flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese.

Berisha: Mendoj se sot ishte kulmore, pasi sot nuk kaloi asgjë. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty. Mos i shihni si flakadanë, por si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës. …Rama po ndiqte Facebook-un tim nga dhoma. Aty ishte kohë proteste. Unë ia numërova një për një dhe ai po ndiqte një nga një nga zyra e Lindës. Procedura e buxhetit ishte antikushtetuese, antiligjore.

Paraardhëse

Berisha: Edi Rama më ndjek në Facebook, mos u struk! Nuk të shpëtojnë dot

Pasardhëse

Situata del nga kontrolli, shpërthen flaka në Kuvend

Pasardhëse

Situata del nga kontrolli, shpërthen flaka në Kuvend

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.