Sekretari i Përgjithshëm i PD zyrtare, Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë për media këtë të mërkurë dhe është shprehur se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet nesër online, në orën 19.00.
Bardhi teksa ka mbajtur fjalën ka denoncuar dhe përjashtimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD. Ai tha se janë përjashtuar anëtarë që bënë fushatë për kandidatët e Sali Berishës, ndërsa Basha që ka mbështetur gjithashtu do vendoset në krye të partisë.
Bardhi madje i është drejtuar Lulzim Bashës duke thënë se duhet të tregojë se kë kandidat mbështeti në Vaun e Dejës ose vetë do publikonte mesazhet.
“Unë kam një pyetje për Bashën, që është kandidati për kryetar. Cilin kandidat ka mbështetur Basha në Vaun e dejës, do duhet ti’a thotë opinion publik, nëse nuk ja thotë do bëj publike komunikimin me SMS që kanë patur me Bashën. Basha ka mbështetur 3 kandidatë të Berishës në Vaun e Dejës, Kurbin e Rrogozhinë. Ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës ti largojmë nga këshilli, ndërsa zotin Basha ta bëjmë kryetar partie”, tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post