Pas bërjes publik të lajmit të ndarjes nga jeta te efektivit të Policisë Rrugore të Shkodrës ka ardhur reagimi i fortë i ish-deputetit të PD, Bardh Spahia.
Sipas ish-deputetit në qytetin e Shkodrës ka mungesë tamponësh edhe për uniformat blu. Spahia shprehet se ditën e sotme një punonjës i policisë Shkodër ka humbur jetën nga Covidi, por ISHP nuk ka kryer asnjë tampon për kolegët e të ndjerit.
Postimi i plotë:
“MUNGESE TAMPONESH EDHE PER UNIFORMAT BLU NE SHKODER. QYTETARET NE MESHIRE TE FATIT!
Denoncimi paraqet situaten skandaloze qe e kemi denoncuar edhe me pare ne Shkoder, tamponet me racion ose mungesen e tyre. Nje punonjes i qarkullimit rrugor humbi jeten dhe kolegeve te tij nuk u behet testi! Ngushellime familjes dhe sherim te shpejte punonjesve te tjere te rendit. As per kategorite e linjes se pare nuk pyetet si personel shendetesor e uniformat blu? Zoti kryeminister e zonja ministre e shendetesise, si mund te qendroni akoma ne detyre e kaq indiferente? A e shikoni se deshtimi juaj po kushton jete, ndersa dukshem nuk ka as pergatitje e as masa per te shmangur kete kolaps! Zoti minister i rendit! Jane punonjesit tuaj keta qe po vdesin e jane lene ne meshire te fatit ne Shkoder!! Si mund te heshtni keshtu? Cfare soji jeni qe keni kurajon qe heshtni me nje situate te tille?” – shkruan Spahia.
Diskutime rreth kësaj post