Reali i Madridit mund t’i thojë që tani lamtumirë titullit në La liga. El Clasico e parë për këtë sezon i ka takuar Barcelonës që ka mposhtur 3:0 Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.
Gjithçka ishte në favor të Realit në pjesën e parë, por në të dytën, Barcelona u ngjall dhe arriti të shënojë golin e epërsisë përmes një kundërsulmi vrastar në minutën e 54 përmes Suarezit.
Kur Reali po kërkonte golin e barazimit, nga një tjetër kundërsulm , Carvajal preku topin me dorë në zonë për ta larguar nga porta, duke u ndëshkuar direkt me të kuq.
Nga pika e bardhë nuk dështoi Lionel Messi, që shënoi për 2:0 në minutën e 64’.
Krejt në fund, me një lojtar më pak, Reali pësoi edhe një gol. Aleix Vidal shënoi për 3:0 në fund të ndeshjes.
Barcelona kështu e mbyll me fitore vitin 2017 dhe shkon në kuotën e 45 pikëve, 14 më shumë se Real Madridi, këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Diskutime rreth kësaj post