Nis protesta e banorëve të Astirit e cila hyn në ditën e 72 të saj ku banorët e kësaj zone kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së Re”.
Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anulimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.
Protestës së tyre i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës të cilët u shprehën se të gjithë bashkë do të rindërtojmë institucionet demokratike që i përgjigjen interesave të këtij vendi dhe qytetarëve.
Deputejta e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri u shpreh se Rama sot imitoi diktatorin Hoxha duke u vetëshpallur ministër, por ka ardhur koha të ikës. Sipas saj banorët që duan të mbrojnë shtëpitë e tyre nuk largohen pa u larguar ai nga qeveria.
Ndërkohë, deputeti tjetër i opozitës, Klevis Balliu u shpreh se protesta do të vijojë dhe do të bëhet gjatë ditëve në vijim edhe më masive deri në shporrjen e Edi Ramës.
Diskutime rreth kësaj post