Ish presidenti, Bamir Topi në një rrëfim mjaft interesant për jetën e tij politike dhe kujtimet ndër vite zbuloi një anë tjetër të liderave historik të këtij vendi.
Një prej tyre ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha që sipas Topit ai është një ndër personat të cilët ka kontribuar më shumë në politikën shqiptare.
“Një njeri serioz, I motivuar për punën e tij”, ky ishte përshkrimi i Topit për të, mirëpo me kalimin e viteve politika shqiptare deg radoi dhe vetë Berisha u përfshi në atë rrjedhë.
“Sipas meje Berisha është një person me kontribute të f orta në politikën shqiptare. Ka qenë në sytë e mi dhe të intelektualëve në përgjithësi një njeri shumë serioz. Një njeri që ishte vështirë të përzihej serioziteti qoftë edhe me momente humori, pra ishte një njeri jashtëzkonisht I motivuar në punën e tij. Pastaj me kalimin e kohës, politika shqiptare në përgjithësi degr adoi. Ju keni parë ngjarje të cilat lidhen me Parlamentin shqiptar që çdo person që del aty del pa “Rr” para opinionit publik. Mund të them që edhe vetë Berisha në një farë mënyre pati degr adimin e tij në sjelljen publike. Pra, ndryshe ka qenë Berisha në fillimet e tij një lider shumë serioz ku vu
lgariteti nuk gjente vend , pastaj me kalimin e viteve si duket edhe ne rvat ju prishën nga debatet dhe nga mënyra se si po zhvillohej politika në Shqipëri, por politikani sjelljen e vet e ka me vete. Tek e fundit çdo njeri e di mirë se si I përdor instrumentat e tij dhe mesa duke tani ka gjykuar që duhet të sillet në këtë mënyrë”, tha Topi në një intervistë të dhënë për emisionin “Kojshia Show”.
Ndër të tjera Topi kujtoi dhe momentin se si e ka parë Berishën në vitin 1997 kur në Shqipëri kishte nisur lu fta civile dhe ai la postin e Presidentit.
Topi rrëfen momentin kur shkoi në zyrën e Berishës për ta përshëndetur dhe gjendjen morale të r ënduar të ish-kryeministrit.
“Ka qenë një moment shumë i vështirë që lidhet me 97. Më kujtohet që ka qenë dita kur Berisha la Presidencën për tu kthyer te Partia Demokratike. Kam shkuar në mbrëmje për ta takuar për ti demostruar në mënyrë shumë të natyrshme solidaritetin human të kolegut duke I thënë që shtëpia ime është 200metra larg nga Selia, sepse në atë kohë jetoja në qendër të Tiranës. Unë jam për ty çdo minutë të 24 orërisht vi menjëherë, llogarit një mik. Nuk ka patur hipokrizi pasi ka qenë një ditë shumë e vështirë”- shton ish-presidenti duke risjellë dhe njëherë atë që ka shkruar në librin e tij “Nocturn” që Berisha “U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”, tha Topi ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post