Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
“Ja pra Shengeni Rajonal nuk paska qenë një plan serb për të “pushtuar” ekonomikisht rajonin, siç e sulmonin disa këtu në Tiranë që Kosovën nuk hezitojnë ta përdorin si fushë për lojën e tyre politike. Shengeni Rajonal është një domosdoshmëri historike sot për zgjerimin e hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet e kapitalet”, shkruan ai.
Statusi:
“Shumë urime dhe vlerësim maksimal për Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për Marrëveshjen e arritur.
Ja pra Shengeni Rajonal nuk paska qenë një plan serb për të “pushtuar” ekonomikisht rajonin, siç e sulmonin disa këtu në Tiranë që Kosovën nuk hezitojnë ta përdorin si fushë për lojën e tyre politike.
Shengeni Rajonal është një domosdoshmëri historike sot për zgjerimin e hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat.”, ka shkruar Balla.
Diskutime rreth kësaj post