• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Balla: Kredi me 0% interes për punonjësit e Policisë, për 4 muaj do të strehojmë 100 prej tyre

30 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar këtë të Mërkurë për gazetarët vendimet e marra në Këshillin e Ministrave. Si fillim Balla u shpreh se të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që zhvendosen nga qyteti i tyre i lindjes, do t’u mbulohet qiraja nga shteti.

“Do sigurojmë mbulimin e qirasë për të gjithë punonjësit e policisë që do të zhvendosen nga qyteti i tyre bashkë me familjen e tyre”, tha ministri.

Një vendim i rëndësishëm ka të bëjë me kreditë që mund të marrin punonjësit e policisë. Balla thotë se të gjithë ata që plotësojnë kriteret do të mund të aplikojnë në e-Albania dhe do të përfitojnë kredi me 0% interes.

“Në Këshillin e Ministrave është marrë një vendim: kredi me interes 0% për punonjësit e Policisë së Shtetit, dua t’i garantoj që secili që ka krijuar një familje të re, deri në moshën 40 vjeç, pas pak ditësh për shkak se duhet të ngrihet formati i aplikimit në e-Albania, maksimumi deri më 25 Shtator do jetë gati, menjëherë të aplikojnë nëse i plotësojnë këto kritere lidhur me moshën apo mospasjen e një banese tjetër. Janë rreth 900 punonjës që kanë problematika me strehimin, brenda 4 muajve do të trajtojmë 100 familjet e para, më pas 300 familje të tjera vitin e ardhshëm dhe gjatë 2025-ës do të përmbyllet e gjithë fasha e 900 familjeve. Një nga objektivat e kam thënë që ditën e parë që kam marrë detyrën është trajtimi i duhur dinjitoz i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe çdo ushtaraku të Forcave të Armatosura, do vazhdojmë ta kemi objektiv themelor dhe besoj që para festave të fundvitit do kem mundësinë t’i vizitoj në banesat e tyre të reja.”

Balla theksoi po ashtu se në radhët e Policisë së Shtetit ka rezultate ditë pas dite për “vetëpastrimin”, referuar ndëshkimit të të gjithë efektivëve që kryejnë shkelje të rënda etike dhe penale.

“Unë nuk jam këtu që brenda 40 ditëve, të them se unë ja kam arritur qëllimit ta pastroj plotësisht, por kam thënë që po punoj çdo ditë në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, kam marrë garanci nga institucionet që këtë proces vetëpastrimi ta kryejmë në kohë të shkurtër, por mos harroni që është i vazhdueshëm, por punonjësit që trradhëtojnë aksionet brenda policisë, do jenë drejt zhdukjes, apo ata që kanë fije me organizatat kriminale do priten ditë pas dite. Është trashëguar brenda Policisë së Shtetit është trashëguar një kancer që ka cuar dhe në humbjen e jetëve të tyre, besoj e mbani vend vitin 2009, kemi 4 dëshmorë sot për shkaqe të rrjedhjes ë informacione.

Vetëpastrimi në policinë e shtetit po jep rezultat, kemi pasur 3 punonjës të arrestuar për shkak të hetimeve të BKH dhe kemi plot hetime në proces dhe natyrshëm dhe për shqetësimë të ngritura në publik, ku aksesi i punonjësve të policisë në rrjete të caktuara me elementë kriminale është thyerje e rëndë e kodit etik, pa marrë këtu dhe atë penal. Është e qartë se në media dhe dyshimet bëhen fakte te kryera, e vërteta është krejtësisht ndryshe, Shqipëria ka pasur një sulm kibernetik dhe nga ai moment janë marrë masat për të rritur digat mbrojtëse në çdo lloj forme.“- tha ai.

Paraardhëse

Rama takon të dërguarin e SHBA, çfarë diskutuan

Pasardhëse

Të ardhurat nga turizmi, 4 mld Euro

Pasardhëse

Të ardhurat nga turizmi, 4 mld Euro

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Berisha adhuronte Enver Hoxhën”/ Kokalari: Ja pse refuzova ofertën e Saliut për nënkryetare e PD-së

Nga lajme2
22 May, 2025
0

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila nga një mbështetëse e Sali Berishës, gjatë kohës kur ai nisi turin e Foltoreve...

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

22 May, 2025

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë

21 May, 2025

Chiara sërish beqare, i dashuri i rikthehet ish-it

21 May, 2025

Pse emri i Barack Obama-s u përmend në gjyqin e bujshëm të P Diddy?

21 May, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.