• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bajram Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë, Presidenca bën njoftimin me rëndësi, zbardhet lista e pjesëmarrësve, ja kush do ta përfaqësojë opozitën

23 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar në orën 14:00. Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.

Kreu i shtetit përmes mbledhjes të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kërkon të informohet me detaje rreth gjendjes aktuale të Sigurisë Kombëtare në vendin tonë.

“Në vijim të njoftimit paraprak, ju bëjmë me dije se sot në orën 14:00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Referuar parimeve të sigurisë në të cilat zhvillohet kjo mbledhje, Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë përgjegjës për përcjelljen e materialeve filmike dhe fotografike si dhe informacionit përkatës në kohë reale”, sipas njoftimit të Presidencës.

Tre janë pikat e parashikuara në mbledhjen e këtij Këshilli, mes tyre edhe lufta në Ukrainë. Në mbledhje pritet të marrin pjesë drejtuesit e institucioneve kryesore në vend duke nisur nga kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrat Niko Peleshi, Olta Xhaçka, Bledi Çuçi, Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca.

Në mbledhje do të jetë i pranishëm kreu i komisionit të sigurisë, Nasip Naço, si edhe nënkryetari i këtij komisionit, Ferdinand Xhaferri, si pjesë e opozitës.

Në mbledhje nuk do të mungojnë as shefi i Forcave të Armatosur, Arben Kingji, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si edhe nëndrejtori i SHISH, Oljan Kanushi. I ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, është edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Paraardhëse

“Kujdes kur udhëtoni”, trashësia e dëborës 1 metër në rrugën Qafë Thore-Theth, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

Pasardhëse

Rezarta Shkurta pozon topless krah nipit të Enver Hoxhës: Desha t’u tregoj maldivjotëve kush është Rozafa (FOTO)

Pasardhëse

Rezarta Shkurta pozon topless krah nipit të Enver Hoxhës: Desha t'u tregoj maldivjotëve kush është Rozafa (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.