• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Avokati i njohur plas deklaratën e fortë dhe tregon ç’po ndodh: Ambasadorja Yuri Kim, përgjegjësja kryesore për kolapsin e drejtësisë në Shqipëri

31 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Kujtim Cakrani deklaroi në MCN Live se ambasadorja amerikane Yuri Kim është përgjegjësja kryesore për kolapsin e sistemit në drejtësi në Shqipëri.

Po ashtu ai thotë se në komisionet e Reformës në Drejtësi, dhe si ekspertë, ambasada thirri njerëz të fondacioneve, që s’kishin asnjë lidhje me drejtësinë.

“Në sondazhet e fundit 70 për qind e shqiptarëve janë të bindur që reforma në drejtësi nuk funksionon. Janë të bindur një pjesë tjetër që reforma u bë për ta kapur sistemin e drejtësisë. E dini ju që prokuroritë dhe gjykatat e mëparshme kanë dënuar 753 persona me burgim të përjetshëm, dhe në këto 7 vite vetëm dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm. Reforma në drejtësi u bë për të kapur sistemin e drejtësisë. E interesuar gjithmonë për të kapur gjyqësorin është qeveria.

Nëse Amerika donte t’u jepte drejtësi shqiptarëve nuk kishte pse zgjidhte këtë rrugë kaq të gjatë, KLP, KLGJ… Ne kemi sistemin italian. Italia do të dalë nga ky sistem sepse është në kolaps. Pse nuk e pranoi Maqedonia?! Sistemi i drejtësisë në gjithë botën ka probleme. Drejtësia nuk funksionon asnjëherë si e duam. Ok kishte probleme, korrupsion, por s’duhet të hedhim poshtë punën e ndershme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sepse ti s’mund ta nisësh me vitin zero! Edhe Enver Hoxha nuk i hoqi me një të rënë të lapsit! Këtu u bë me një të rënë të lapsit. Përgjegjësi kryesor për sistemin e drejtësisë që u katandis në këtë gjendje është vetëm ambasadorja. Ambasadorja e SHBA-ve është përgjegjsja për kolapsin e drejtësisë sot. Nëse kishe ndërmend të hiqje gjyqtarët dhe prokurorët kaq masivisht, duhet të kishe marrë masa për shkollën e magjistraturës. Ka djem dhe vajza me eksperiencë në avokati, që mund të bëheshin pjesë e organit të akuzës. Nëse do të shkatërrosh një vend, shkatërroi sistemin e drejtësisë.

Një sistem drejtësie do minumimi 100 vjet, nuk ndërtohet me 5-6 vjet. Në Shqipëri sot janë 200 mijë dosje që presin për gjykim, e imagjinoni ça kolapsi është?! Personat që u vendosën në komisione, ekspertët, ishin njerëz që i vendosi ambasada, nga fondacionet. Ishin njerëz që s’kishin lidhje me sistemin gjyqësor. Për mua e kanë kapur klane të lidhura me qeverinë. Shqiptarët s’po marrin më drejtësi. Ana profesionale e gjyqtarëve dhe prokurorëve që hyjnë tani në sistem, lë për të dëshiruar. Nuk kanë asnjë qasje profesionale në dhënien e vendimeve. Janë vendime skandaloze nga më të çuditshmet”, u shpreh avokati në fjalën e tij.

Paraardhëse

Grida Duma me dorë të hekurt përplaset me ministren e njohur, ndërpritet menjëherë mbledhja

Pasardhëse

“E hënë e zezë”, bota drejt zisë së bukës, çmimet do të shpërthejnë, ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim

Pasardhëse

“E hënë e zezë”, bota drejt zisë së bukës, çmimet do të shpërthejnë, ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.