Avokati Altin Goxhaj ka dorëzuar në SPAK një kallëzim për Ramën, Manastirliun dhe Komitetin e Ekspertëve duke u bazuar në vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura.
Në një intervistë, u shpreh se këto maska kanë një problem të madh, ndërsa i cilësoi “pa kuptim”, ato që janë prej tekstili.
“Maskat kanë një problem të madh. Duhet të jenë një përdorimshme 4 orarëshe. Maskat tekstil janë si kapelet e kalamajve në festën e abetares. Maska pa kuptim sepse është për të mos lejuar sekrecionet e tua të brendshme ti nxjerrësh jashtë. Kjo është si të vendosësh dy kangjella dhe qeni të hyjë brenda.
Koncepti qëndron që kur shkoj tek SPAK për pandemi, vetëm Fax e bëri. Vetëm Fax Neës shkon në cdo protestë. Të tjerët janë pjesë e lojës”, tha Goxhaj.
Nuk mungoi komenti i tij për kryedemokratin Basha, për të cilin thotë se do bëhet kryeministër vetëm kur të fluturojë gomari dhe shpjegoi se roli i opozitës është të legjitimojë pozitën.
“Kur u pyet Basha që kur u pyet dhe ju tha cdo bëje si kryeministër, kur të fluturojë gomari se ska për të qenë kurrë kryeministër, ai tha: Do ti mbyllja njerëzit se kështu më kanë thënë në Angli, Izrael. Pra do mbyllte në shtëpi ky tjetri.
Përse e bëjnë këtë, sepse e ka detyrë të legjitimojë pozitë. Masat diktatoriale të pozitës ishin gjobat. 50 milionë gjobë për protestuesit, marrin patentën dhe makinën nëse je duke ecur në këmbë. Cfarë tha opozita, thjesht heshti”, – tha avokati duke treguar se para pak ditësh doli në seancë gjyqësore për gjobën 50 mln.
Diskutime rreth kësaj post