Ditën e sotme avokati i biznesmenit, Ylli Ndroqi, ka bërë ankimimin e vendimit të SPAK për sekuestrimin e 26 pasurive. Ankimimit i janë shoqëruar edhe provat të cilat avokatët thonë se vërtetojnë se të gjitha pasuritë janë të ligjshme.
Avokati Alban Qafa: “Eshte absurde të sekuestrohet një media që kapitalin e blerjes së saj e ka të financuar nga banka te dokumentuar nga banka. Te gjithe pasurite jane te ligjshme”.
Ndërkohë, më herët avokatët e z. Ndroqi kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me procesion e sekuestrimit.
Avokatët kanë evidentuar parregullsi në procedurat e ndjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera.
Ata kanë pohuar se Ylli Ndroqit i janë sekuestruar pasuri të fituara nga trashëgimia, apo me kredi bankare të vërtetuara me dokumentacion të rregullt ligjor.
Sipas avokatëve, hetimet nga polica e shtetit, kanë zgjatur rreth 18 muaj nën drejtimin e prokuroreve te SPAK, ndërkohë që trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para presidentit të republikës. Pra vetëm 8 muaj më parë.
“Këto hetime janë të paligjshme nga policia e shtetit dhe ngre dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë. Rezulton se një pjese e pasurive të vena nën sekuestro nuk janë në pronësi të z Ndroqi. Edhe ato që janë në pronësi të tij janë krejtësisht të krijuara me burime të ligjshme” – nënvizojnë avokatët.
Diskutime rreth kësaj post