• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Avioni i parë nga Riadi në Tiranë: Ç’përfaqëson rruga e re ajrore Shqipëri – Saudi

15 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
131
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptarja.com i ka kushtuar një shkrim risisë së fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Riadit, nisur një ditë më parë, e para herë në raportet mes dy vendeve. Ndodh kjo në një kohë kur qeveria Rama dhe vetë ky i fundit personalisht, ka kryer vizitat më të shumta ndonjëherë në vendet e Gjirit, ku veçon Saudia, me të cilën ka lidhur një zërë marrëveshjesh. Si efekt i tyre vjen dhe kjo linjë e re fluturimesh.

“‘Ëndrra ime është bërë realitet. Kam pritur prej një viti e gjysmë të vij. Më në fund’, shprehet vogëlushja saudite”, niset reportazhi pë këtë rast.

“Ky ishte reagimi i një vogëlusheje saudite, e cila preku tokën shqiptare këtë pasdite. Ajo mbërriti me disa dhjetëra bashkëkombës të tjerë nga Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite, në fluturimin e parë të kompanisë ajrore me kosto të ulët, FlyNas. Pjesa më e madhe e tyre shkelin për herë të parë në tokën shqiptare dhe nuk i fshehin emocionet.

Nga kjo e hënë FlyNas nis fluturimet mes Tiranës dhe Riadit tre herë në javë, me një Airbus A320. Me rastin e fluturimit përurues, avioni i linjës ajrore saudite u mirëprit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një përshëndetje uji.

Për shefin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, Dr. Constantin von Alvensleben, fluturimi i ri pritet të rris turizmin dhe forcoj ekonominë.

‘Ky fluturim i ri është një lajm i shkëlqyeshëm për të dy vendet, sepse do të rrisë turizmin dhe do të forcojë lidhjet ekonomike për pasagjerët e biznesit. Aeroporti është më jetësor këto ditë dhe ky është një hap shpresëdhënës për një përparim të ri për të gjithë udhëtarët dhe Shqipërinë gjithashtu’, shprehet Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Themeluar në vitin 2007, FlyNas është Transportuesi kombëtar Saudit dhe linja ajrore kryesore me kosto të ulët në Lindjen e Mesme me një flotë prej 30 Airbus A320 Aircraft, duke operuar mbi 1,100 fluturime në javë në më shumë se 70 destinacione të brendshme dhe ndërkombëtare”, përfundon shkrimi i Shqiptarja.com.

Paraardhëse

“Standard i ri”, Manastirliu bashkë me Ramën shkojnë në QSUT, ministrja jep lajmin e mirë për të gjithë qytetarët

Pasardhëse

Erdogan paralajmëroi “verë të qetë”, revoltohen grekët: Dhjetëra shkelje ajrore në Egje

Pasardhëse

Erdogan paralajmëroi “verë të qetë”, revoltohen grekët: Dhjetëra shkelje ajrore në Egje

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.