Përmbytjet nga shiu po bllokojnë gjithçka. Autostrada Tiranë-Durrës e bllokuar. Makinat kthehen te kthesa e Kamzës, ndërsa itinerari për në Rinas devijohet nga Kamza. Gjithashtu është përmbytur nënstacioni i Kasharit duke lënë pa energji Kamzën, Laprakën dhe Kombinatin. Në Tiranë probleme janë regjistruar edhe në Laknas.
Në Vlorë dhe Fier po pritet me ankth fryrja e lumenjeve, të cilët nëse dalin nga shtrati nuk dihet më fati i zonave përreth. Po kështu edhe në Lezhë, Shkodër nga frika e lumit Mat, Drin dhe Buna.
Ndërsa përpos qarkut të Tiranës ka përmbytje në Vlorë, në Gjirokastër dhe në Shkodër.
Reshjet intensive të shiut po sjellin probleme në vend. Gjatë pasdites reshjet kanë sjellë përmbytjen e një segmenti Tiranë-Durrës.
Uji ka mbuluar disa automjete të cilat ishin duke udhëtuar në këtë aks. Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz.
Shumë automjete raportohet të jenë të bllokuara ndërsa rrezikohen nga rritja e nivelit të ujit që nuk arrihet të largohet përmes kanaleve të mbushura tashmë.
Ndërkohë raportohet se probleme janë paraqitur edhe në autostradën që është paralel me rrugën dytësore.
Njoftimi i Policisë:
Ne autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra
Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.
Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur nënstacionin e Kasharit duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike. Nga stakimi janë pa energji elektrike Kamza, Lapraka dhe Kombinati.
Ndërkohë që autostrada vijon që të jetë e bllokuar prej orës 18:00 të pasdites së sotme. Për të zhbllokuar situatën ka ndërhyrë edhe ushtria.
Rruga e bllokuar është afërsisht 10 Km, ndërsa niveli i ujit vijon që të rritet nga reshjet që vazhdojnë që të bien.
Diskutime rreth kësaj post