ga data katër janar e viti të ardhshëm, në autostradën Thumanë-Kashar nis aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njofton nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalim pa pagesë.
Njoftimi:
Nis Aplikimi i Tarifës Në Segmentin Thumanë-Kashar të Korridorit Blu. Në datën 4 Janar 2025 nis aplikimi i tarifës së rrugës në segmentin e Korridorit Blu,Thumanë-Kashar. Ky aks i ri ofron një përvojë udhëtimi më të sigurtë, më të shpejtë dhe përbën një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë.
Gjithashtu në fillim të muajit nëntor zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se segmentin Thumanë-Kashar kishin kaluar mbi 2.5 milionë mjete, nga data 28 qershori deri më 30 shtator.
Vepra e re infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu”, veç sigurisë dhe komoditetit, shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit për qytetarët dhe bizneset. Rruga ofron kushte e standarde të larta sigurie. Ky aks lehtëson ndjeshëm lëvizjen duke shmangur trafikun si dhe shkurtuar kohën e udhëtimit.
Diskutime rreth kësaj post