Kryeministri Edi Rama ka komentuar audio përgjimet te Artan Lames, i cili u akuzua se po përdor legalizimet për vota.
“Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri.
Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash. Janë mbledhur për ligjin dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet ajo. Është një video e përkthyer sipas interesave të Ilir Metës. Nuk është për përfitim të votës. Në këtë rast është për të thënë që nuk mund t’u thuhet qytetarëve kjo gjë pasi për ndryshe të gjitha ata çohen në revoltë. Me ligjin e Saliut nuk legalizoheshin ndaj ndryshuam ligjin dhe tani do t’i legalizojmë”, shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post