Duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese për të cilat pati mosmarrëveshje, deputeti socialist Ervin Bushati tha se maxhoranca i qëndroi marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare dhe atë brenda parlamentit. Sipas tij, kjo erdhi për shkak të votave.
“Kemi një marrëveshje që i qëndruam me opozitën dhe i qëndruam dhe asaj që kërkonte opozita në parlament. Nuk është e ndershme nga ana e opozitës jashtëparlamentare, ne kemi këto kushte, nuk i keni votat, gjejini si të doni.
Çfarë po thotë t’i blejmë votat? Aty janë njerëz që kanë shkuar me firmën e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nëse ata nuk i njohin nuk është problem i PS. Si mund t’i detyrojmë njerëzit që janë në parlament?”, tha Bushati për News24.
Diskutime rreth kësaj post