• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Atentati ndaj biznesmenit, zbulohen 2 SMS në celularin e tij

1 July, 2017
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy mesazhe kërcënuese janë gjetur në celularin e biznesmenit Tofik Hyka, të cilit iu bë atentat paraditen e së mërkurës, shkruan “Panorama”. Burime nga Policia thanë dje se nga verifikimi i tablateve telefonike, janë zbuluar edhe SMS-të, që deri tani nuk dihen se nga kush janë dërguar.

Numrat kanë rezultuar të regjistruar me emra fiktivë dhe Policia po kryen verifikimet e nevojshme për identifikimin e këtyre personave. Por nga aq sa bëjnë të ditur burimet nga grupi hetimor, tekstet e mesazheve kërcënuese flisnin për shuma të konsiderueshme parash, që sipas të dhënave, biznesmeni 56-vjeçar u kishte borxh disa personave.

Kërcënimet e mbërritura në drejtim të tij u bënë të ditura për grupin hetimor nga disa të afërm të biznesmenit, edhe pse shoferi i tij nuk konfirmoi faktin se shefi i tij ndjehej i rrezikuar nga dikush.

Në bazë të deklarimeve që kanë dhënë në Polici persona që e njihnin 56- vjeçarin Hyka, por edhe disa të afërm nga Tirana, ka dyshime se biznesmeni jepte para me fajde. Burimet thanë se për shkak të borxheve, ai detyrohej të merrte shuma të konsiderueshme parash te persona të ndryshëm, të cilat ua jepte në formën e një “page” mujore, por me interesa shumë të larta.

Një pjesë të këtyre parave ai i ka investuar duke rritur biznesin e tij, por sipas burimeve nuk kanë qenë të mjaftueshme për shlyerjen e borxheve. Kjo mund t’i ketë sjellë probleme me ndonjë prej personave që u ka marrë para në këtë formë, madje së fundmi ka marrë edhe kërcënime.

Kështu kanë deklaruar disa të afërm të tij, dy ditë më parë gjatë marrjes në pyetje. Deklarime që pas verifikimeve rezultuan të sakta.

Paraardhëse

Konflikti për pronën në Shkodër i merr jetën mjekut

Pasardhëse

Një fitore urbane dhe estetike e Edi Ramës

Pasardhëse

Një fitore urbane dhe estetike e Edi Ramës

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.