Pas përballjes së Mevlanit, Antonelës dhe Ledianës, Atdheu tregoi se Antonela po bënte lojë me Mevlanin dhe ecën me skenare.
Konkurrenti ka treguar se rreth një muaji më parë është puthur me Antonelën pas inagurimit të lokalit të tij.
Pas kësaj deklarate është krijuar një debat ku Antonela shprehej se Atdheu po e përdor këtë nga inati se nuk doli në takim me të.
Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Antonela bëri një akuzë të rëndë ndaj Atdheut. Konkurrentja tha se ai i ka gjuajtur me karrige Shqipes.
“Momenti që ma ke shpifur ka qenë atë ditë që i ke gjuajtur Shqipes me karrige në emision. Ma ke kujtuar babin tim me ato skena. Ndyrësirë je! Ashtu i trajtoni femrat, preferoj të dal nga emisioni vetëm se me ju. Shpifsirë je! Duke i gjuajtur karrigen në fytyrë tjetrës. Shpresoj të ketë drejtësi për meshkuj si ju! Ishalla del ajo skena e atij që tregon fytyrën e vërtetë të Atdheut, që bën si i mirë aty dhe ndërkohë i gjuan karrige vajzave turinjsh. I shpifur!”, – tha Antonela.
Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe Shqipja. Aja ka bërë një postim në Instastory, duke shkruar se shumë shpejt do të dalin “këta 2 burracakët”.
“Çdo gjë ka kohën e vet…dhe mos më bëni më shumë pyetje, sepse nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë. Shumë shpejt do dalin dhe këta 2 burracakët”, – ka shkruar ish-konkurrentja.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Shqipja i doli në mbrojtje Antonelës.
“Koka jote duhet të qëndrojë lart dhe sytë e tu duhet të jenë të qeshur. Shpejt do ta tregoj unë pse-në me pafytyrësitë që sapo pashë”, – shkroi ajo.
Diskutime rreth kësaj post