• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi tregon kthesën e madhe që do të ndodhë në politikën shqiptare

22 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
76
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shpreh besimin  plotë se ndryshimi mund të vijë, duke filluar që nga 25 prilli. “Ne kemi zgjedhur me dëshirë të plotë që të mos mbetemi në mëshirën atyre mëkatarëve të mëdhenj, njësoj si ata qindra e mijëra shqiptarë, të cilët as nuk e mendojnë dhe as nuk presin që hallet dhe problemet t’ua zgjidhin ata, që ua kanë shkaktuar. Dhe për shkak se ngjajmë shumë në këtë pikë, kemi besim të plotë se bashkë me ta do t’ia dalim”, shkruan Patozi.

Postimi i Patozit:

“NDRYSHIMI DO TË VIJË NGA ATA QË NUK ZGJEDHIN MËSHIRËN E PUSHTETIT

Në politikë votuesi nuk zgjidhet asnjëherë, pasi është ai që zgjedh partinë apo kandidatin e vet. Por çdo formacion politik e ka gjithmonë një grup shoqëror si shenjestër të vetën, kur futet në një garë.

Ne nuk kemi pse e fshehim që më shumë i hedhim sytë tek ata shqiptarë të lirë dhe pa detyrime politike, të cilët nuk e kanë lidhur jetën e tyre me humorin e pushtetit. Me ata që mund të mos kenë kaluar asnjë ditë të vetme në oborrin e njërës prej partive, duke pritur një vend pune apo një favor, nga ato që kapërcejnë ligjin dhe rregullat e shtetit.

Apo nga ata që ndërrojnë stacionin, sa herë u shfaqen në ekran fytyrat e personazheve të stërkonsumuar të politikës, të cilët edhe lajmet i kanë bezdi t’i shohin nga krupa, që u shkaktohet.

Me ata që jetojnë më djersën e vet dhe rrisin fëmijët e tyre në këtë vend, duke kërkuar vetëm që qeveria mos t’ua shtojë hallet. Por vetëm kaq, se të tjerat i zgjidhin vetë. Natyrisht, që nuk e kanë kaq të lehtë, sepse pushteti i konsideron gjithmonë si pre të lehtë ose si një turmë të nënshtruarish, që ka kuptim vetëm një herë në dy vjet, vetëm kur vijnë zgjedhjet.

data-full-width-responsive="true">

Dhe për sa kohë ata janë shumica, ne besojmë dhe shpresojmë se ndryshimi mund të vijë, duke filluar që nga 25 prilli, për shkakun dhe për meritën e tyre. Dhe se për këtë nuk ka nevojë për ndonjë kurajo të madhe dhe as për ndonjë mençuri profetike. Mjafton të votosh bindjen tënde.

Sot po na thonë për të na dekurajuar se e kemi të vështirë, ngaqë nuk e kemi lidhur fatin tonë politik me njërën prej dy partive të mëdha. Që i bie se tani duhet të ishim duke mbajtur radhë për të kapur ndonjë vend të sigurtë në listat e tyre në tregun e pështirë politik, i cili përsëritet me një rregullsi vrasëse çdo katër vjet. Ndërkohë, që neveria nga kjo është arsyeja e lindjes dhe e ekzistencës sonë.

Sepse duan të krijojnë bindjen e verbër se asgjë nuk mund të gjallojë dhe pipëtijë në këtë vend pa lejen e dy gjelave që këndojnë majë të njëjti pleh, pavarësisht se njëri është në pushtet dhe tjetri në opozitë.

Dhe ne po u themi se shembulli më i mirë për t’i injoruar këto zëra është ajo masë e madhe shqiptarësh jofanatikë partish, të cilët ia dalin të jetojnë, punojnë dhe bëjnë biznes në këtë vend pa e kthyer kokën nga qeveria, apo edhe ajo lloj opozite, që premton apo gënjen gjithmonë se nesër do të bëhet qeveri.

Ne kemi zgjedhur me dëshirë të plotë që të mos mbetemi në mëshirën atyre mëkatarëve të mëdhenj, njësoj si ata qindra e mijëra shqiptarë, të cilët as nuk e mendojnë dhe as nuk presin që hallet dhe problemet t’ua zgjidhin ata, që ua kanë shkaktuar. Dhe për shkak se ngjajmë shumë në këtë pikë, kemi besim të plotë se bashkë me ta do t’ia dalim.”-shkruan Patozi.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

KQZ nuk certifikon listën për deputetë të kësaj partie në Kosovë: Kanë probleme me ligjin

Pasardhëse

Zbulohet kandidatja e partisë ‘Nisma Thurje’, ish studentja e ‘La Sapienzas’ do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Pasardhëse

Zbulohet kandidatja e partisë 'Nisma Thurje', ish studentja e 'La Sapienzas' do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Frrok Çupi komenton zhvillimet e bujshme politike dhe plas deklaratën e fortë për PD-në: Kjo është fatkeqësia tjetër shumë e madhe

Nga lajme9
26 February, 2021
0

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet më të fundit politike. Çupi ndër të tjera ka komentuar krijimin e...

Romeo Kara nxjerr prapaskenat e forta pas dorëheqjes së Bamir Topit, tregon skenarin e thurur nga Sali Berisha dhe paralajmëron

26 February, 2021

Dorëheqja e papritur e Bamir Topit, Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë, ‘zbulon arsyen’ që e çoi drejt këtij vendimi

26 February, 2021

Kë duan shqiptarët për kryeministër, Ramën apo Bashën? Ja çfarë thotë sondazhi më i fundit

26 February, 2021

Gazmend Bardhi i bindur, zbulon numrin sa mandate merr koalicioni opozitar me 25 Prill

25 February, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.