• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi reagon ndaj sulmeve që i janë bërë deputetit të PD-së: Këlliçi na qënka kthyer në një shqetësim

23 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3.6k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në mënyrë thumbuese në lidhje me sulmet që i janë bërë deputetit të PD-së, Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në Facebook, Patozi shkruan se sulmet i janë bërë Këlliçit nga pala të cilën ai ka mbështetur, për faktin e vetëm se është më normali në atë anormalitet që gjeneron aty.

Postimi i Patozit:

“TË GJITHA “KRIMET” E BELIND KËLLIÇIT

Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet.

E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende është i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës.

Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vemendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkoce, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj.

Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores.

Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës.

Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi.

Dhe paradoksi është se pikërisht kjo CV politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë ambjenti është me dominancë anormale.

Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen.”-shkruan Patozi.

Paraardhëse

Nuk u pranuam në BE, reagon ashpër PD: Rama e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve

Pasardhëse

Borell shumë i zhgënjyer nga rezultati i sotëm: Duhej të hapeshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Pasardhëse

Borell shumë i zhgënjyer nga rezultati i sotëm: Duhej të hapeshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Nëse do të çmendesh sot, mjafton të shohësh”, rrëfehet Grida Duma: Djalin s’e lë të më shohë në TV

Nga lajme2
28 June, 2022
0

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është shprehur se nuk preferon që ta shohë veten në intervista apo që të...

Lajm i mirë nga Lojërat Mesdhetare, Shqipëria fiton medalje ari në mundje

28 June, 2022

Kryemadhi e konfirmon, bashkohet me Berishën në protestën e 7 korrikut

28 June, 2022

Turqia i jep lajmin e mirë Suedisë dhe Finlandës

28 June, 2022

Briseida Shehaj flet për drejtorin e Tatimeve: Edhe unë kam qenë drejtoreshë, por dhe një shtëpi që pata në Vlorë nuk e kam më

28 June, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.