• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi nxjerr prapaskenat dhe godet ashpër kryeministrin: Ramën e kishim përditë me shpatë në dorë, po tani ku është?

3 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rritja e numrit të infektimeve dhe ai i viktimave prej javësh është shqetësues në vend. Lidhur me këtë, ka reaguar kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Patozi i drejtohet kryeministri Edi Rama. Ai tërheq një paralele për situatën në fillim të pandemisë, ku kryeministri ishte gjatë gjithë kohës prezent me mesazhet e tij. Ndërkohë, siç thotë Patozi tani që situata është shumë herë më e rëndë, Rama nuk shfaqet.

“Edi Ramën e kishim përditë me shpatë në dorë, duke u mburrur me shifra dominuese mbi virusin, atëherë kur mbase nuk duhej fare, ose të paktën, jo në atë masë.

Dhe nuk e gjejmë dot ku është fshehur, tani që duhet patjetër të tregojë se çfarë është duke ndodhur me fitoret apo humbjet mbi armikun e padukshëm dhe sidomos perspektivën e kësaj lufte për Shqipërinë, për të cilën ai krenohet se po e qeveris mirë”, shkruan Patozi mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

“DY FYTYRAT E EDI RAMËS ME KORONAVIRUSIN

Për Edi Ramën nuk më merr ndonjëherë malli. Jo thjesht se është kundërshtar, por ngaqë mua personalisht ma shpif egocentrizmi dhe hiperprotagonizmi, sidomos në politikë.Por ka ca ditë që më ka bërë shumë përshtypje mungesa e tij. Jo në ekrane, as në portale, sepse ai nuk ta jep anjëherë këtë shans. Besoj e keni vënë re të gjithë se Edi Rama nuk po ndihet prej kohësh më për koronavirusin, megjithë shtimet tejet shqetësuese të infektimeve në Shqipëri. Saqë duhet se rritja e virulencës së COVID 19 shkon në përpjestim të drejtë me heshtjen e tij. Dhe pyetja është çfarë ka ndodhur?

Ne sigurisht e mirëkuptojmë faktin se ai ka edhe punë të tjera më të rëndësishme për të bërë, por prapëseprapë nuk del llogaria që ta përligjë këtë anashkalim. E dimë për shembull se është më i shqetësuar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për hallet e fundit, që e kanë zënë Kosovën, edhe pse nuk kishte pse i bënte gjyq special Gjykatës Speciale, nëse donte të ishte më i besueshëm për të huajt dhe shqiptarët e të dy anëve të kufirit. Por kjo mund të jetë thjesht çështje stili.

E dimë, gjithashtu, se ka qenë shumë i zënë me konçensionin e rrugës Milot – Fier, sepse janë gjithë ato lekë nëpër këmbë dhe nuk është aq e lehtë që ta kapësh në kokë fituesin tre muaj përpara garës. E plot e plot punë të tjera qeverie si këto, që një Zot e di si ia del, dhe në mendje na vjen vetiu ajo shprehja lapidare e Spiropalit. Por prapë kjo nuk e shpjegon dot fshehjen e tij nga tema e rikthimit të frikshëm të koronavirusit në Shqipëri.

Ndoshta qeveria i ka futur një mendje të lehtë dhe mund t’i ketë dhënë drejtim që duhet të mësohemi tani me infektime dhe vdekje më të shumta, por duhet të na e thotë. Por mund të jetë duke u shpikur ndonjë vaksinë nga Akademia e Shkencave, që ne nuk e dimë, ndaj edhe mund të qetësoheshim, po të na e tregonin.

Ajo që nuk kuptohet dot, sido që ta vërtisësh, është fakti se ne para dy muajsh e kishim dy apo tre herë në ditë përpara syve Edi Ramën, duke na mësuar se si të mbroheshim nga armiku i padukshëm. Ai na dilte edhe nga currili i ujit të rubinetave, sa herë që lanim duart dhe na spruconte prej enëve të alkoolit dhe të dezifektantëve, sa herë që spërkasnim sipërfaqet, ku mund të merrej virusi. Dhe po të krahasosh shifrat, i bie që atëherë të qenkemi trembur kot. Dhe ndërkohë Edi Rama na është zhdukur nga radarët, që të paktën të krijonim një ide si po vete kjo punë.

Dashakëqinjtë e qeverisë sot bëjnë pyetjen, në e kishte atëherë gabim Edi Rama, apo po gabon tani? Se të dyja bashkë këto nuk mund të qëndrojnë.

Po të marrësh referencë Merkelin në Gjermani, e ke të lehtë të kuptosh që situata me COVID 19 sot në botë është shumë serioze. Ajo rrallë dilte edhe para tre muajsh, rrallë flet edhe tani për këtë temë. Ndërsa kryeministrin tonë i bie që ta kemi pasur të lirë në miell dhe të shtrenjtë në krrunde.

Që do të thotë se ka gabuar atëherë, po gabon edhe tani. Një herë duke u paraqitur si Skënderbeu, që po i printe fitores së lavdishme, dhe herën tjetër duke u maskuar si fshatar për të mos e pikasur armiku, në çastin që na ka vënë përpara. Është njësoj si ajo anekdota e avokatit me klientin, që i tha se po ta fitonin gjyqin, do t’i ndanin paratë bashkë, ndërsa po ta humbnin, i paguante të gjitha hallexhiu.

Ndaj edhe Edi Ramën e kishim përditë me shpatë në dorë, duke u mburrur me shifra dominuese mbi virusin, atëherë kur mbase nuk duhej fare, ose të paktën, jo në atë masë.

Dhe nuk e gjejmë dot ku është fshehur, tani që duhet patjetër të tregojë se çfarë është duke ndodhur me fitoret apo humbjet mbi armikun e padukshëm dhe sidomos perspektivën e kësaj lufte për Shqipërinë, për të cilën ai krenohet se po e qeveris mirë. Gjithmonë, për aq sa ai di dhe ka në dorë, sepse për të tjerat nuk na duhet., ka shkruar Patozi.

Paraardhëse

Ylli Manjani del me deklaratën e fortë për mbetjet: Ata zyrtarë duhet të japin llogari për çdo qindarkë

Pasardhëse

Ja sa vjeç mbushi këngëtari Butrint Imeri sot (FOTO)

Pasardhëse

Ja sa vjeç mbushi këngëtari Butrint Imeri sot (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.