Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik që zgjati tre orë, Damian Gjiknuri deklaroi për mediat se është arritur dakordësia mes paleve politike për disa çështje të rëndësishme.
Ai tha se është shkurtuar periudha zgjedhore dhe se qeveria ka marrë përsipër të shtojë financimin publik për fushatën zgjedhore. Po ashtu, Gjiknuri theksoi se u dakordësua edhe për parimin e kuotës gjinore.
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ironizon takimin dhe shkruan se zgjedhjet nuk do t’u bëkan më në verë, se është gjithë ajo vapë dhe nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia.
Postimi i plotë:
“LAJME TË MIRA SOT…
Lajme shumë të mira sot. Paska ecur goxha përpara reforma.
Zgjedhjet nuk do t’u bëkan më në verë, se është gjithë ajo vapë dhe nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia.
Në vjeshtë, po që është tamam, se me këtë rast i shtyjmë edhe nja tre muaj të tjerë votimet, nga inati i Edi Ramës”, shkruan Astrit Patozi.
Diskutime rreth kësaj post