• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi del me paralajmërimin e fortë për atë që do të ndodhë sot në Këshillin Politik

29 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë BD, Astrit Patozi ka reaguar për diskutimet ‘e nxehta’ për ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes një postimi në rrjetet sociale. Patozi ka përzgjedhur një shkrim të profesorit të shkencave filologjike Çapajev Gjokutajt i cili ironizon atë që po planifikohet me reformën zgjedhore.

“Kaq e thjeshtë është”, shkruan Patozi teksa shpërndan shkrimin e profesor Çapajev Gjokutajt.

Shkrimi:

“Sipas shenjave sistemi zgjedhor nuk ka për të ndryshuar. Thënë ndryshe edhe në zgjedhjet e ardhshme do jemi të detyruar të votojmë po këto parti. Sistemi ekzistues dekurajon çdo përpjekje për krijim partish të reja, më pëfaqsuese.

E tepërt të thuash se edhe në zgjedhjet e ardhshme do jemi të detyruar të votojmë lista dhe jo personin që do t’i delegojmë të drejtën tonë për të marrë vendime të interesit komun.

Me një fjalë do votojmë të përzgjedhurit nga kryetarët e partive dhe pastaj do kthehemi të bëjmë sehir gallatën që bëjnë në parlament. Të dhenë pas gallatës, do e vemë dhe s’do e vëmë re batërdinë që do vazhdojë me pronat, tenderat, koncesionet.

Dhe do i japim gajret vetes duke thenë se zgjedhjet, zemereku dhe balanca e demokracisë, vazhdojnë të funksionojnë.

Ka një paradoks çmeritës në gjithë këtë lojë groteske. Fatin e shtetit dhe të shoqërisë vazhdojmë ta lemë në duart e dy partive e gjysëm, grupe të mbyllura interesi që veprojnë si bashkësi tribale

Të vëna nën thundrën e një kryetari që bën dhe shiun dhe diellin, pa jetë të brendshme demokratike e pa meritokraci, luftojnë e përpiqen për të ardhur në pushtet a, më troç, për të shtirë në dorë vendin me gjithëçka që, pastaj ta shqyejnë si pre dhe ta ndajnë mes tyre, sipas sërës e takatit, thelat politikanëve e oligarkëve, thërrimet militantëve, kurse popullit spektaklet politike të dala boje.

Më shumë se parti politike këto janë grupe tribale të modelit ‘dil, gjuaj, shqyej e ndaj’. Dhe këtu shfaqet paradoksi : presim që këto bashkësi tribale të na sjellin përparimin dhe modernizimin e shoqërisë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Po ta shihnin këtë parodi pleqtë e qëmotit, do shpërvilnin buzët e do thoshnin: mos shpresoni qiqra në hell, po vure prapanicën kuzhiniere, dihet se ç’do të të gatuajë????

( Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’ )” – thuhet në postimin e tij.

Paraardhëse

Vendimi i Kushtetueses, avokati Spartak Ngjela jep paralajmërimin e papritur

Pasardhëse

Presidenca njoftim të rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë në orën 13:15

Pasardhëse

Presidenca njoftim të rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë në orën 13:15

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.