Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi mbrëmjen e djeshme një sondazh mbi liderët që vlerësohen më shumë nga italianët gjatë situatës së koronavirusit. Këtë sondazh e kryesonte kryeministri Edi Rama.
Mirëpo ndërkohë që Hoxha e ironizoi këtë sondazh dhe disa qytetarët u shprehën se nëse italianët e duan kaq shumë Ramën le ta marrin dhe të na japin Konten, ka ardhur edhe reagimi i autorit italian të sondazhit i cili është shprehur: Nëse s’e doni Ramën na e jepni neve.
Pikërisht pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i radhës i Hoxhës, i cili me ironi shkruan: Eehh, ç’do na bëjnë ndonjë të pabërë!
Statusi i Hoxhës:
“Eehh, ç’do na bejnë ndonje të pabërë!!
Do na e marrin, vërtetë keta italianet….dhe na lane ne mes te kater rrugeve ne keto kohe qameti!!!”, shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post