• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Artan Fuga: Vendodhja e presidentit firmosës, bën gallatë parlamenti, tallet mileti, hajde urë e gallatës hajde, hyp në Stamboll të shoç Tiranën

5 June, 2022
në Kryesore, Opinion
0
475
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Artan Fuga

Nëse ka pasur probleme të natyrës politike, kjo është tjetër gjë, kurse debati nëse Presidenti aktual që firmosi shkarkimin nga funksionet dhe gradat ushtarake të Presidentit të ardhshëm nodhej në Stamboll, kishte apo jo të drejtë të firmosë, ky ishte një debat i tepërt.

Teza dhe antiteza ishin në kufijt e krijimit të njër atmosfere komike, dhe në histori ashtu do të hyjë!

Teza : Meqë Presidenti aktual ndodhej në Stamboll, në takime me kryetarin e bashkisë atje, firmosja e dekretit të tij jashtë territorit të vendit është nul, sepse presidenti kur del jashtë territorit nuk kryen më detyrat e Presidentit!

Me një fjalë firmosja e tij e dokumentit është : Hyp këtu të shoç Stambollin!

Ta shoç Stambollin nga Ura e Gallatës!

Problemi nëse funksionari i shtetit a e bart legjitimitetin e tij kushtetues në trupin e tij, pra e humbet atë në lëvizje jashtë territorit është i vjetër në filozofinë politike.

Por, dihet që është zgjidhur që edhe kur ndodhet jashtë territorit të shtetit, mbreti, presidenti, kryeministri, e kanë statusin e tyre edhe kur lëvizin jashtë! E kanë statusin e tyre ligjor. Nuk është çështje e doktrinave postmoderne por kështu ka qenë!

Imagjinoni Aleksandrin e Madh në fushatat e tij në krahinat e largëta deri andej nga India, ushtarët t’i thoshin : Ik o tutje, je perandor në Maqedoni, por jo këtu! Nuk ke vulë me vete ????

Imagjinoni Napoleonin duke u folur ushtarëve të tij përpara piramidave egjyptiane duke folur fjalët monumentale që ndriçojnë shekujt, dhe ushtarët, duke u zgërdhirë përpara tij : Hahahahah, ik o budalla, perandor je në Paris, jo këtu!

Imagjinoni Stalinin, Ruzveltin dhe Curçillin në Jaltë duke firmosur, kur asnjëri prej dy këtyre të fundit duke mos qenë në territorin e vet, kanë firmosur një dokument : Hyp këtu të shoç Stambollin. Gallatë te Ura e gallatës!!!

Imagjinoni presidenten Osmani që vjen në Shqipëri dhe askush nuk e pret sikurse edhe ndodh, dhe t’i thonë : Presidente je atje në Prishtinë se këtu je turiste!!!

Antiteza: Jo, jo, tha mazhoranca, Presidenti aktual e paska firmosur në tokë shqiptare dekretin sepse e ka firmosur në territorin e konsullatës shqiptare në Stamboll!

Hajde gallatë hajde! Do të mbetet si qesharake të retorikës parlamentare shqiptare në shekuj!

Hyp te ura e Gallatës të shoç Tiranën! Shko në Stamboll të shoc Parlamentin e Tiranës te ura e Gallatës!

Bën gallatë parlamenti, tallet mileti!

Po kur bën not, del për gjah! Por jashtë orarit të punës është President!

Qenka territor shqiptar oborri i konsullatës. Sigurisht gëzon të drejtën e ekstraterritorialitetit oborri i ambasadës por a mund të thuhet se është territor shqiptar?

Uroj që presidenti Erdogan nuk e ka dëgjuar se na dërgonte nja dy anije ushtarake që i ka këtu afër në ishujt e Jonit!

Atëhere duhet një vërtetim që presidenti Meta e ka firmosur dokumentin në oborrin e konsullatës, jo në hotel, në ndonjë kafe në stamboll, ose te ura e Gallatës!

Ose te kamarja e turpit ku vunë kokën e Ali pashës  në shkallaret e kështjellës në Janinë!

Ore po kur Murati vinte të rrethonte Skënderbeun në Krujë ishte më sulltan?

Pra e paska firmosur te oborri i konsullatës? Në çfarë vend ekzaktësisht? Po çatia, tjegllat e ndërtesës të konsullatës a janë territor shqiptar?

I duhet kërkuar konsullit një vërtetim: Vërtetoj që presidenti Meta e ka firmosur dekretin me vullnetin dhe dëshirën e tij, në gjendje të ndërgjegjshme. Po mirë, po si ta besojmë që vërtetimi konsullit është legjitim. Ai duhet ta noterizojë! Por sapo del nga muret e konsullatës, për të shkuar te noteri, ai nuk është më konsull sepse ndodhet në tokën e Anadollit! As ambasadori nuk është më ambasador po shkoi të pijë kafe te qoshka e rrugës!

Hajde urë e gallatës hajde!

Hyp te parmakët e urës së Gallatës në Stamboll, apo në majë të lagjes të Gallatasarajit dhe shih Tiranën!

Gallatë Tiranë – Stamboll me emërimin e Presidentit të ri! Mangut këtë kishte historia!

Paraardhëse

Erion Kristo: Doja një president civil dhe jo ushtarak, Rama u tall me opozitën e shitur, ajo ishte pjesë e lojës

Pasardhëse

Aleksandër Vuçiç uron Bajram Begajn: Jam i bindur se së bashku do të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”

Pasardhëse

Aleksandër Vuçiç uron Bajram Begajn: Jam i bindur se së bashku do të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Shpërthen” moderatorja: Meshkujt shqiptarë janë zdromsa, ndërsa gocat janë si shtriga

Nga lajme2
18 August, 2022
0

Ish-konkurrentja e Për’puthen, aktualisht moderatore tek "E diell" në TCH, Shqipe Hysenaj po shijon pushimet në Turqi, teksa nuk kanë...

Ilir Meta po vesh këmishë me vija të trasha

18 August, 2022

Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Finlandës

18 August, 2022

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta profesori dhe ish-ministri i Bujqësisë Haxhi Aliko

18 August, 2022

Edi Rama i kënaqur me Pjerin Ndreun: Shikoni plazhin model të Shëngjinit, falë këmbënguljes së tij

18 August, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.