Ish-deputetja e PS, Arta Dade komentoi sot situatën politike në vend. Dade u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë standardet për rrugën drejt BE.
“Ata kanë ambasadorët e tyre janë këtu, nuk ka nevojë që të shkojë Lulzim Basha atje të shajë Shqipërinë”, – tha Dade.
Gjithashtu Dade se partitë politike nuk kanë demokraci të brendshme, gjë e cila sipas saj ka ndikuar edhe në përkeqësimin e shoqërisë demokratike.
“Shqiptarët kanë arritur t’i marrin përdore dhe kjo ka ndodhur. Është dramë e madhe që kemi një opozitë apatike. Përplasja institucionale e nxjerr Shqipërinë në një dritë aspak të favorshme. Kemi një grua që është anëtare partie, por anatemimi me emra apo epitet liderët tanë nuk i nxjerr në një dritë të mirë.
Gratë duhet të kenë zërin e tyre në politike dhe nuk mund të vihen në një pozitë të pabarabartë për shkak të një retorike të pakulturuar. Më hoqën sepse kam qenë kundërshtare e brendshme. Pra demokracia e brendshme është tkurrur. Dhe për fat të keq ka hapa pas, ndaj edhe shoqëria ka bërë hapa pas në kolonat e demokracisë. Kjo është edhe arsye pse refuzova Kongresin e PS-së në 2017.
Nëse kundërshton do të kesh kosto sepse kemi autoritarizëm në të gjitha partitë. Këtë ka theksuar edhe Biden që do ketë një vëmendje të shtuar ndaj vende që kanë kthyer autoritetin”, – u shpreh Arta Dade.
Diskutime rreth kësaj post