Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat i shoqëruar edhe nga deputetë të opozitës ka akuzuar Edi Ramës se po ushtron terror ndaj Kukësit dhe kuksianëve. Ai u shpreh se policia e Edi Ramës është hedhur në aksion tipik diktatorial.
“Arrestimet në mes të natës kanë vetëm një qëllim, terror ndaj Kukësit dhe shqiptarëve që ata të mos ngrihen. Prokuroria dhe policia patën 1 javë kohë për të arrestuar trafikantin ndërkombëtar Arbër Çelaj, që bashkë me pushtetarët socialistë trafikuan 613 kilogramë kokainë. Po të njëjtët dje mobilizuan qindra e qindra policë për të arrestuar qytetarët kuksianë.
E njëjta polici, që lë të lirë Agron Xhafën, Habilajt etj., me urdhër nga Edi Rama u hodh në sulm për të arrestuar popullin kuksian. Policia e Edi Ramës është hedhur në aksion tipik diktatorial. Arrestimet në mes të natës kanë vetëm një qëllim, terror ndaj Kukësit dhe shqiptarëve që ata të mos ngrihen.
Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mes të natës nga policia. Kjo përbën vepër të rëndë penale, atë të rrëmbimit. Për këtë akt kriminal, këshilltarët bashkiakë kanë kallëxuar penalisht policinë dhe prokurorinë e Kukësit.
Ne nuk tërhiqemi, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Ata duhet të hetohen në gjendje të lirë. I bëj thirrje prokurores së përgjithshme të përkohshme që të ndalë menjëherë së vepruari si zyrë e Edi Ramës. I bëj thirrje qytetarëve të Kukësit, të mos tremben e tërhiqen sepse jeni duke luftuar për të drejtën tuaj.
Kukësi ka njohur luftëra të shumta, e diktaturë, por kuksianët kurrë nuk janë ulur. Edi Rama është një plaçkitës.
Ne jemi me ju, e gjithë Shqipëria është me ju, të gjithë shqiptarët nga Prishtina në Sarandë janë me ju.
Diskutime rreth kësaj post