Pas përplasjes me Julin, në puntatën e shkuar, Sindi ka kërkuar falje për largimin nga studio, por gjithashtu i ka kërkuar dhe disa shpjegime Julit. Ky i fundit është shprehur se komenti ‘Vaj i Borshit’ishte në një formë batute ndërkohë që situata agravoi për keq.
Më tej analisti Arjan Konomi ka thënë se në një emision dashurie nuk mund të quhet seksizëm se ndryshe nuk do krijohej dot një marrëdhënie.
“Më la një shije shumë të keqe nga Sindit. Për të manipuluar të gjithë situatën. Je tinëzare dhe si kunadhe. E tregove. U kape me Julin për një fjalë. Se atë fjalë e kam thënë unë. Ta kam thënë para disa javësh dhe qeshëm të gjithë. Dhe po i kërkon llogari Julit duke mos pasur kurajon të kërkosh falje për të gjitha cfarë ke bërë. Dhe duke manipuluar situatën. I kërkon llogari Julit për një fjalë që ta kam thënë unë. Perversiteti është një diçka ndryshe nga ajo e zakonshme”, tha Arjan Konomi.
Diskutime rreth kësaj post