Arian Çani ka qene i ftuar në “Top Story”, me Grida Dumën, ku ka folur për takimin e Metës me Escobar dhe “përfitimin” që ka Berisha. “Meta është i zgjedhuri i amerikanëve për të komunikuar me Berishën”, ka thene Arian Çani.
Çani: Secili mund të bëje një pyetje Berisha sot përfaqëson pothuajse gjysmën e elektoratit, gjysmën e shqiptarëve që votojnë nuk janë pak, ndërsa amerikanët kanë të drejtën e tyre dhe nuk i ndalon askush të përcaktojnë se kush është e ardhmja e kush është e shkuara. Kjo është në vullnetin e tyre dhe dëshirat e tyre megjithatë realiteti është tjetër gjë, kjo është ajo që ai thotë ndërkohë që burime nga ambasada, jo nga ambasadorja, e dinë shumë mirë që takimi i Escobar me Metën nuk është gjë tjetër veçse zgjedhja e një ndërmjetësuesi për të fol me Berishën. Më vjen keq që nuk është kuptuar kështu, unë këtë e kam të sigurt ata vazhdojnë të komunikojnë me Berishën o jo drejtpërdrejtë por nëpërmjet Ilir Metës. Pra unë kështu e lexoj dhe koha do e vërtetojë.
Duma: Ne kemi kaq informacion sa ta themi se komunikimin me Berishën nëpërmjet elementëve të tjerë e kanë bëjnë gjithmonë me deputetë.
Çani: Meta është i zgjedhuri i amerikanëve për të komunikuar me Berishën. Pika tjetër që më bëri përshtypje ishte kur e pyete për McGonigal. Është shumë interesante përgjigja e tij, duket se nuk e ka humbur sensin e diplomacisë, ai thotë unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale dhe e dyta se marrëdhënia e SHBA-në është me shqiptarët jo me një parti dhe jo me një individ, Individi është Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post