Analisti Arben Meçe ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘Zgjedhje 2021’, Mece u shpreh se PD duhet të kuptojë se ku ka gabuar, përmes një reformimi të brendshëm dhe të lërë akuzat për vjedhje votash.
Komenti i Meçes:
“Të gjithë demokratët janë zhgënjyer dhe kanë thënë që kjo kastë politike duhet të largohet. Këtu fillon vendimmarrja. Kur ti je i bindur që me këtë lidership do të marrësh fitoren pas 4 vjetësh, do të fillojë konflikti i brendshëm në PD. PD është një aset në Shqipëri, nuk është pronë e askujt. Kemi një lëvizje që duhet falënderuar për reagimin sepse reagimi është i shëndetshëm. PD duhet të bëjë një zgjidhje pa kushte politike. Kërkesa “Basha ik” që i bëhet sot PD, nuk është institucionale. Nuk i kërkohet sot Bashës ik sepse ka një proces që duhet mbyllur dhe më pas integrohen këta zëra për të ndryshuar shumë gjëra të PD. Duhet të japë një mesazh që do t’u drejtohemi militantëve të PD për të thënë që bërë një revolucion. Por ata thonë që ne jemi fitimtarë, por na vodhën votat. Nuk janë vjedhur votat! Shiko njëherë te vetja sepse ke probleme! PD duhet të ndjekë procesin, të pranojë zgjedhjet dhe të fillojë procesin e reformimit të brendshëm.”, u shpreh Meçe.
Diskutime rreth kësaj post