Vazhdimisht është përfolur se moderatorja Arbana Osmani është shtatzënë, për shkak edhe të kileve që ka marrë kohët e fundit. Mirëpo Arbana ka zgjedhur një rast special për të ndarë lajmin emocionues me të gjithë.
Sot, në ditën më të veçantë të partnerit të saj, moderatorja shumë e dashur për publikun ka vendosur të japë lajmin e bukur të shtatzënisë së dytë me Eduart Grishajn.
Regjisori Eduart Grishaj sot feston ditëlindjen dhe në postimin e Arbanës, e përqafuar me të, moderatorja tregon se është shtatzënë:
“Gëzuar ditëlindjen zemrës time, shokut tim më të mirë, atij që ka zemrën tim (i cili së shpejti do të bëhet baba). Të dua Eduart Grishaj.” – ka shkruar moderatorja.
Eduarti do të bëhet baba për herë të parë, ndërkohë Arbana ka dhe një djalë me ish-bashkëshortin, Jonin, i cili duhet thënë se shkon shumë mirë me Eduartin.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post