Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, prej disa muajsh ka kurorëzuar lidhjen me martesë me milionerin rumun, Dragos Savulescu.
Modelja duket se është tërhequr paksa nga bota e modës, teksa i është përkushtuar jetës bashkëshortore.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram ku shkruan: “Në shtëpi”.
Me një fund të bardhë të shkurtër, kanotiere të zezë të ngushtë që i thekson dekoltenë, Angela duket më seksi se kurrë.
Për të mos përmendur zjarrin si edhe tufën me lule që i shtojnë bukuri pozës së Angelës.
Si “në shtëpi” Angela nuk ngjan fare me ne, ku zgjedhim të pizhamet dy masa më të mëdha pa make-up dhe flokët gjithnjë kapur.
Diskutime rreth kësaj post