• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Analisti i njohur nxjerr prapaskenat e forta, tregon se çfarë i ka bërë bashkë Sali Berishën dhe Ilir Metën

10 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
271
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Ilir Yzeiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tregon të përbashkëtat midis dy politikanëve kryesorë në vend. Sipas tij, mënyra e të bërit politik të Berishës, krahasohet me triologjinë dramë-komedi-tragjedi.

“Sali Berisha e nisi aktivitetin e tij me tragjedinë e ’97-ës. U bë dramatik dhe pak tragjik, me ato që bëri në qeverisjen e tij të dytë, në vitet 2005-2013. Prodhoi “Gërdecin”, ngjarjet në bulevard.

Tani është kthyer në personazh komik, ato që rendit ai. Fjala “thesar”, që ai përdor nuk merret vesh. E ka për Ilir Metën apo e ka për Edi Ramën. Ligjërimi i tij nuk është normal, është një përzierje emocionale fjalësh. Është përroi i ndërgjegjes, ku rreshtohen fjalë, që kanë ngarkesë negative dhe i vishen të gjitha një njeriu. Jo se ai është i tillë, por ashtu e shikon Sali Berisha. Për fat të keq, e shikon ashtu siç sheh të gjithë ata që i quan kriminelë. Prandaj, fjalët që i thoshte dikur Ilir Metës, që e quante grabitësi i thesarit, ia thotë sot Edi Ramës.

Ka kaq kohë që kërcënon dhe nuk bën dot asgjë Berisha me këtë narrativë. Të dy çfarë nuk i kanë bërë njëri-tjetrit dhe tani ndërgjegjja jo e qetë i ka bashkuar: “Sali Berisha nuk bën gjë tjetër, veçse rreshtohet me Ilir Metën, që janë dy politikanët që i kanë shkaktuar gjithë këto tragjedi dhe dhimbje këtij vendi.

Këta të dy i kanë bërë njëri-tjetrit atë që nuk ka bërë asnjë tjetër, Ilir Meta e ka futur në burg, Sali Berisha e ka akuzuar për krime monstruoze, tani gjenden bashkë. Ajo që i ka bërë bashkë këto dy personazhe, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, është vetëm krimi i fshehur politik që këta të dy kanë në nënvetëdije. I ka bërë miq. Të dy gjenden në të njëjtën “qeli” të ndërgjegjes”, tha ai për Top Channel.

Paraardhëse

Kreu i SPAK paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Pasardhëse

Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh ditët në vijim në Shqipëri: Hapja e dosjes së ‘Gërdecit’ shenja e parë

Pasardhëse

Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh ditët në vijim në Shqipëri: Hapja e dosjes së ‘Gërdecit’ shenja e parë

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.