Analisti Ilir Yzeiri thotë se ish-kryetari i Partisë Demokratike ka ardhur në qeveri që në fillim me manipulime.
“Demokracia jonë lindi e plagosur rëndë. Forca politike që mori përsipër të vihej në krye të lëvizjes demokratike, PD-së, për fat të keq bëri atentatin më të madh në vitin 1996. Që nga ai vit deri sot, zgjedhjet në Shqipëri janë me dyshim”.
Madje ai shton se Sali Berisha vazhdon të jetë kryetari real i opozitës.
“Vendimin për të dalë nga parlamenti në vitin 2017 nuk e mori Lulzim Basha por Sali Berisha. Ai është realisht udhëheqësi i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Idenë që zgjedhjet janë vjedhur në 207 e hodhi Berisha, kërcënoi se do dalin nga parlamenti. Nuk i takon një njeriu të marrë vendime të tilla, ai shkeli me këmbë institucionet.
Të korruptuarit janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ata duhen larguar. Edi Ramën nuk e largojmë dot sepse nuk po shikojmë një forcë politike që të jetë në gjendje ta largojë”, u shpreh ai për Top Talk.
Në këtë pikë, analisti Ilir Yzeini tha: “Berisha nuk ka dhënë dorëheqjen, Berisha është në krye të PD. Problemi në Shqipëri është kur politika nuk është e sinqertë”.
Diskutime rreth kësaj post