Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” është pyetur në lidhje me faktin nëse Sali Berisha duhet të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në PD.
Analsiti u shpreh se kjo gjë nuk duhet të ndodhë.
Sipas tij, Berisha nuk duhet të jetë në listë për kandidat për deputet, pasi në fund të fundit ka humbur zgjedhjet dhe se Basha duhet ta kapërcejë modelin e paraardhësit.
“Nuk e ndjej hapjen e PD. Nuk e ndjej, sepse edhe ndonëse ata thonë se kanë fuutur ekspertët më të mirë europianë, sërish kemi atë ngrirje. Ka të dhëna shpresë-dhënëse, për shembull zotti Mustafaj tha se 70 përqind janë figura të reja. I mbetëm pikëpamjes se ajo që solli PS më 2005 ishte dicka e re, ndërsa sot duket pak e vështirë.
Sa i takon zotit Berisha, unë besoj se nuk duhet që të jetë deputet. Kjo sepse Sali Berisha ka akoma fuqi në PD. Sali Berisha nuk duhet të jetë në listën e kandidatëve për deputetë, sepse Basha duhet të kapërcejë modelin e paraardhësit të tij. Basha duhet të kapërcejë Berishën, që në fund të fundit është një humbës. Berisha mund të jetë një këshilltar i mirë por vetëm kaq”, u shpreh Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post