Analisti Fitim Zekthi thotë se ndryshimet kushtetuese nuk e pengojnë rrotacionin, por është një truk i Ramës që t’i marrë opozitës disa deputete.
“Rama ka frikë nga humbja që mund të pësojë. Ai prandaj këto 2-3 vitet e fundit ka ushtruar një dhunë ndaj gjithë institucioneve. As presidenti nuk ka cfarë të bëjë. Populli i këtij vendi nëse do një ditë më mirë duhet të dalë dhe të votojë masivisht.
Me votime normale nuk rrëzohen këto regjime. Unë besoj se kjo dot ndodhë.Edhe ky ndryshim kushtetuese nuk e pengon opozitën që të fitoj. Është vetëm në truk i Ramës për t’i marrë disa deputetë. Nuk ka hapja listash reale, sepse 11 kandidatët e parë i zgjedh kryetari.
Populli zgjedh kandidatët nga fundi. Ai do të pengojnë koalicionet sepse do që t’i rrëmbejë opozitës 4-8 mandate. Nëse do të kemi një koalicion vetëm me një listë, është ndryshe kur garojnë me lista të ndryshme, sepse ato do të luftojnë më shumë kështu. Rrotacioni do të ndodhë jo se e lejon mekanizmi, por sepse ka shkuar thika në palcë. Unë pres që zgjedhjet e ardhshme të mos kenë standarde.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post