Analisti Afrim Krasniqi thotë se Partisë Demokratike i mungoi ekipi, fryma dhe aftësia për të ndërtuar strategji ndërsa thekson se nuk mund të thuash që 100 mijë votat e LSI-së nuk janë asgjë.
Po ashtu, Krasniqi shtoi gjithashtu se reagimi i sotëm i Partisë Demokratike la për të dëshiruar.
“Pavarsisht se LSI ka qenë parti klienteliste ka marrë 100 mijë vota. Nuk mund të thuash që 100 mijë vota nuk janë asgjë. Janë 1/7 e votave fituese të PS. Nuk patëm garë në këto zgjedhje. Në një garë të tensionuar fitojnë militantët. Opozita nuk ka dërguar dot votuesit e vet në zgjedhje. Në lidhje me PD ka të bëjë dhe ekipi, fryma, aftësia për të ndërtuar strategji.
PD i munguan të trija. PD erdhi në zgjedhje me idenë që është lodhur ai, dhe do largohet e do na lërë ne sepse u bë mandati i dytë. Sjellje jo normale, jo strategjike. Bëri 5 muaj garë të brendshme dhe kandidatët dolën në momentin e fundit dhe nuk kishte ndonjë risi të madhe. Një parti serioze reagon në mënyrë serioze. Reagimi i sotëm la për të dëshiruar.”, u shpreh Krasniqi.
Diskutime rreth kësaj post