Nga Anri Bala
Opozita e munguar prej shumë vitesh, tashmë pothuajse është shkalafitur dhe rrënuar, porsi “vegla” e një eunuku. Ndaj e tulatur në poturret që ka veshur vet, çfarë nuk po bën, që të tregoi se ajo nuk ka “vdekur”… por është gjallë dhe do ngrihet. E keqja e saj është, sepse nuk po e kupton ende, se allatet e eunukut nuk ngrihen më, se që të ngrihen duhen testikuj.
Ndoshta hera-herë, na bën të dyshojmë, se edhe e kupton e shkreta se çfarë e ka gjetur! Histerizmi dhe klithmat e saj, kudo që shkon dhe me cilindo që takon, mik apo armik, e që janë të njëjta me ato të burrave të tredhur, që nuk duan askënd… përderisa nuk mund të dashurojnë, janë një provë e fortë se lodhet kot, për ta dëgjuar veshët e shurdhëruar dhe për ta parë sytë e qorruar prej saj, shumë kohë më parë!
Megjithatë, duke pasur në gen instiktet mashkullore, akoma arrinë ta dalloi të bukurën nga e shëmtuara dhe përpiqet fort me të sajën, për tu treguar “burrëgrua” potente. Mirëpo, ka zgjedhur “zonjushën” e gabuar për të shitur mend me “shkopin në dorë”… Amerikën. Ç’nuk bëri për të rënë në sy të saj…si antireformiste: E shau, e lau, e pështyu dhe në fund, kur pa thundrën e saj të vendosur mbi gjoks, si “burrëgrua” që është, iu ul në gjunjë duke i puthur këmbët, u jargavit e u qa duke deklamuar me plot pasion se, ajo ishte me atë deri në vdekje, por është ai i poshtri, dashnori i Europës ku*vë, që i fut në grindje.
E tha me aq bindje dhe siguri, sa i mbushi mendjen dhe vetes se e vërteta… ashtu ishte, siç kishte gënjyer ajo. Duke qenë se e gënjeu veten, duke menduar, se miqtë që të duan mund të mbahen edhe duke i sharë, transgjinorja opozitë e bashkuar, nuk e harroi vesin duke e shkelur betimin. Përsëri e nisi aty ku e kishte lënë, me mallkime dhe fyerje për Lu amerikanin, që nuk na qenkërka amerikan, por ushtari i “Noriegës”, sepse Amerika e vërtetë, ishte ajo që vdiste për eunukët, që kurrë nuk u “ngrihet”!
Krejt papritur harroi, pushoi, vajtoi dhe vuri kujën për pabesinë e shemrës së saj, qeverisë, ndaj mikut tonë të madh, që ajo e dashuronte aq shumë, sa paguante miliona dollarë, vetëm për t’i prekur pak dorën, sepse për t’i a shtrënguar, as që kishte mundësi nga rreziku, se mos i ngjiste atij virusin “kriminal”.
Tashmë, “viagra opozitë”, u gjet përsëri, me kosto, por me shpresën se mrekullia do të ndodhë. Aq të entuziazmuar dhe të hutuar janë eksploratorët e opozitarizmit të humbur, sa që pas çdo viagre që krijojnë, kërkojnë t’ia injektojnë edhe atyre që nuk kanë asnjë problem me potencën.
Në të vërtetë, nuk është njerëzore që të tallesh me fatkeqësinë e tjetrit, bile duhet ngushëlluar dhe ndihmuar kjo e sëmurë kronike. Piksëpari duhen bindur, se viagra e saj është e skaduar dhe nuk ka asnjë efekt përveç atij anësor, si përshembull tërbimin.
Rasti më i pastër është kur i’a dhanë ta pijë plaku dixhital, që sulmoi të “përdhunoj” djemtë dymetrosha të gardës, ose kur ngatërroi klientin, që në vend që të heq brekët për të provuar efektin, heq çizmet duke menduar se ajo punë bëhet me gishta dhe ulërima.
Efekti i dytë, që është edhe më i rrezikshëm, është sindromi i paranojës: “Nuk do më ngrihet”! Ky është rreziku më i madh, sepse vërtetë nuk do të ndodh kurrë!
Ndaj, ju përgjërohem! Njerëz, mos e merrni në qafë zonjën bukuroshe opozitë, duke e lënë në dorë të eunukëve dhe gjysëm transgjinorëve!/Zathur.al
Diskutime rreth kësaj post