Ambasadorja Yuri Kim ka vijuar turin nëpër Shqipëri. Këtë herë, Kim është ndalur në Pogradec, ku përveç inaugurimit të një pikture murale në Pallatin e Sporteve në Pogradec, ka përfituar për të vizituar dhe vendet më interesante në këtë zonë.
Dhe kush ka shkuar, e di që nuk dilet nga Pogradeci pa bërë një foto me skulpturën e “Teto Ollgës”, të njohurën e filmit “Zonja nga qyteti”. Edhe Kim ka shkrepur një foto ku shihet që i ka futur krahun “Teto Ollgës”.
“Pogradeci plot hijeshi,” – shkruan Kim krah fotos teksa përshkruan dhe arsyen që e ka çuar aty.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post