Analisti Baton Haxhiu thotë se ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim u poshtërua nga Presidenti Ilir Meta, kur ky i fundit nuk i doli në takim por i nxori këshilltarët e vet.
“Ata e pranojnë mendimin ndryshe, por nuk pranojnë të poshtërohen. Takimi i ambasadores me këshilltarët ishte poshtëruese për ambasadoren. Kjo mund të quhet incident diplomatik”, – tha Baton Haxhiu në një intervistë për Eni Vasilin.
Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e sotme Presidenti tha se nuk e kishte pritur ambasadoren Kim sepse ajo nuk kishte kërkuar takim zyrtar dhe sipas tij ai s’ishte njëri i papunë të priste këdo.
“Unë nuk jam njeri papunë që do pres pa orë këdo”, – tha Meta, ndërsa shtoi se po të kishte kërkuar takim zyrtar ambasadorja Kim, do ishte pritur si e tillë.
“Nuk është e vërtetë që ka kërkuar takim zyrtar me presidentin. Kur ajo të kërkoj takim zyrtar dhe do pritet në mënyrë zyrtare. Takimin e kanë kërkuar këshilltarët dhe është takuar me ta”, – tha Meta në Opinion.
Diskutime rreth kësaj post