Bashkimi Evropian vendosi ditën e djeshme që t’i japë Shqipërisë një fond prej 180 milion eurosh, për të përballuar krizën e Covid 19.
Vjen reagimi i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca shkruan se BE-ja po tregon solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë.
“Me dorëzimin e sotëm të 180 milion eurove ndihmë financiare për Shqipërinë për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID-19. BE tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë.
Ne jemi më të fortë së bashku”, – shkruan Soreca.
Marrëveshja ka një program financiar prej 3 miliardë eurosh, për të 8-të vendet.
Kosova do të përfitojë 100 milionë euro, Maqedonia e Veriut 160 milionë euro, si dhe Mali i Zi do të marrë fondin prej 60 milionë euro.
Diskutime rreth kësaj post