Moderatorja bionde Xhesi Muçaj e cila u bë protagoniste mediave rozë ditën e 14 Shkurtit, pasi publikoi një foto ku shihej e mbështetur në kraharorin e djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregorit ka reaguar për herë të parë për aludimet se ajo është në një lidhje me të.
Xhesi ka thënë se ajo bashkë me Gregun dhe disa shokë të tjerë, që e specifikoi ishin të gjithë single’ dolën në 14 shkurt dhe festuan së bashku. Por më pas siç tha ajo gjërat u keqinterpretuan pasi ata janë vetëm shok.
“Përsa i përket lidhjes tjetër të Gregut unë nuk kam asgjë për të thënë. Nuk kam informacion. Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë. Personalisht nuk e njoh, por kemi shumë miq të përbashkët. Ne të gjithë në grupin ton jemi single. Dhe kemi dalë në 14 shkurt për të festuar.
Ne bëm një video me Gregun dhe e postuam. Për të mos u keqkuptuara i shkruajta “bestie”. Por nuk mora parasysh që ishte 14 shkurti. Ai është një njeri super super i mirë. Ai nuk do donte që unë të mos flisja o për të. Ai është një njeri ekstrem i kulturuar”, – u shpreh moderatorja.
Diskutime rreth kësaj post