Ditën e djeshme në emisonin e mbasdites ‘Rudina’ ishin të ftuara gazetarja e njohur Alma Çupi dhe vajza e saj Arba, e cila prej 4 vitesh jeton dhe studion në Gjermani.
Ndër të tjera, Alma tregoi për marrëdhënien që kanë si nënë dhe bijë.
Duket, se marrëdhënie të tilla janë të pandikueshme nga rrethanat si largësia, pasi Alma dhe Arba treguan se distanca nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre, madje përkundrazi, e ka forcuar më shumë atë.
E pyetur në lidhje më vështirësinë e të qenurit prind në ditët e sotme, Alma tregoi se e ka këshilluar gjithmonë vajzën, që gjatë adoleshencës të njihet vetëm me djem të moshës së saj, dhe kurrë me më të mëdhenj.
Rudina Magjistari: Për miqësitë e tua, për ndonjë shok flet me mamin?
Arba: Po, flasim shumë hapur me njëra-tjetrën. Mami më ka mbështetur gjithmonë dhe e di që është jeta ime, që janë zgjedhjet e mia, që është shoqëria ime dhe jeta ime private.
Rudina Magjistari: Kështu që mami bën shoqen në këto momente, jo mamin në këto biseda.
Alma Çupi: Unë e kam mbështetur në zgjedhjet që ka bërë, natyrisht kam dhënë ato këshillat e mia. Kur ka qenë më e vogël, adoleshente i kam thënë mund të kesh lidhjet e tua, por kurrsesi me një njeri më të madh se vetja. Mundësisht ta kesh moshatar, brenda shkollës që të eksploroni njëri-tjetrin. Domethënë nuk e kam pranuar që të lidhet me dikë më të madh se vetja.
Kjo ka qenë pjesa e adoleshencës që isha pak më këmbëngulëse, ndërsa tashmë është e rritur dhe nuk kam pse t’i jap më këshilla. Të bëjë zgjedhje për dëshirën e vetë dhe jo e detyruar, kjo ka qenë preokupimi më i madh, ndaj kam punuar fort që Arba çdo zgjedhje që ta bëjë, ta bëjë se do ta bëjë dhe jo e detyruar për të bërë një kompromis, apo se i mungojnë paratë apo ku di unë. E kam rritur në atë gjë që të bëjë atë zgjedhje që do.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post