Max Allegri e humbi durimin, xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën e tij kur u përjashtua nga gjyqtari, pak momente pa e mposhtur Juventusi në finale Atalantën.
Bianconerët morën trofeun falë një foli të hershëm të Dusan Vlahovic në “Stadio Olimpico” në Romë.
Megjithatë, tensioni ishte tek Allegri, i cili grisi xhaketën e tij nga inati, kur ekipi i tij rrezikoi të humvte avantazhin e tij të vogël.
Megjithatë, kjo erdhi pasi trajneri u zemërua me gjyqtarin Fabio Maresca i cili nuk dha menjëherë një faull për një shtytje ndaj Danilos në zonën e rreptësisë.
Ai grisi xhaketën dhe bërtiti në fytyrë të gjyqtarit të katërt.
Kjo i dha atij një karton të kuq dhe në atë moment Allegri duartrokiti në mënyrë sarkastike Marescan, më pas hoqi kravatën dhe dukej se po zbërthente edhe këmishën.
Trajneri i Juventusit bërtiti ‘turp për ty’ dhe më në fund bërtiti ‘ku është Rocchi?’ , duke kërkuar drejtuesin e gjyqtarëve.
Kjo pasi Allegri ishte i zemëruar sepse Vlahovicit nuk iu dha një penallti në fillim të pjesës së dytë, kur u rrëzua për shtytje në zonë. /Telegrafi
Diskutime rreth kësaj post