• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Alizoti viziton Salianjin në burgun e Fierit: M’u kujtua diktatura

19 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka vizituar këtë të shtunë ish-deputetin, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me një vit burg për çështjen “Babalja”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Alizoti shkruan se vizita e kolegut dhe mikut të tij në burg i kujtoi historinë e të atit vite më parë, se si u burgos padrejtësisht nga regjimi i Enver Hoxhës.

“Sot isha në burgun e Fierit, paradoksalisht për të takuar kolegun dhe mikun tim Ervin Salianji. Them paradoksalisht, sepse në burg kam qenë vizitor në dy epoka. Para viteve 1990, kur babai im ishte pjesë e armiqve të partisë, dhe sot kur miku im Salianji është shpallur armik i partisë. Është e njejta parti dhe e njejta sjellje. Dhe situata është një deformim”, shkruan Alizoti, teksa më tej thekson se burgosja e Salianjit është shembull i qartë i burgosjes politike dhe se mazhoranca ka frikë ndaj tij.

Ndër të tjera deputeti Alizoti shton se vlerëson qëndrimin e mikut të tij, duke filluar nga denoncimi dhe deri te këmbëngulja për t’i qëndruar deri në fund “regjimit”.

“Ai ishte në burg bashkë me hajdutët e rilindjes, edhe pse nuk ka menaxhuar asnjë sekondë asnjë shpenzim publik. Ai ishte aty si shembulli më i qartë i një burgosjeje politike. Dhe njësoj si para vitit 1990, ai ishte aty sepse pushteti komandon drejtësinë dhe kush e cënon atë do të shkojë në burg. Salianji do dalë nga qelia e burgut të Fierit ashtu siç dolën nga burgjet komuniste edhe ish-të përndjekurit e Enver Hoxhës. Dhe këtë rradhë, e sigurtë do të jetë që në atë qeli do të shkojë ai që e meriton më shumë, Edi Rama.

Ndaj e vlerësoj maksimalisht qëndrimin e mikut tim Salianji, që nga denoncimi i trafikantëve të drogës që qeverisnin policinë, e deri te këmbëngulja për ti qëndruar deri në fund regjimit. Burgosja e tij tregon qartë frikën e pushtetit ndaj tij”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Alizotit:

Sot isha në burgun e Fierit, paradoksalisht për të takuar kolegun dhe mikun tim Ervin Salianji. Them paradoksalisht, sepse në burg kam qenë vizitor në dy epoka. Para viteve 1990, kur babai im ishte pjesë e armiqve të partisë, dhe sot kur miku im Salianji është shpallur armik i partisë. Është e njejta parti dhe e njejta sjellje. Dhe situata është një deformim.

Ashtu sikur para viteve 1990, në burg duhet të ishte Enver Hoxha për krimet monstruoze, edhe sot në qelitë e burgut të Fierit duhet të ishte Edi Rama, për vjedhjet, krimet dhe qeverisjen e tij të ndyrë të këtyre dymbëdhjetë viteve.

Dhe historia sërish përsëritet e përsëritet, si një këmbanë që bie në veshët e qytetarëve për ndryshim. Sepse në burgun e Fierit, kishte shumë miq të Edi Ramës, investitorë kriminelo-strategjikë që kishin ndarë copa tokash me firmën e Edi Ramës në kembim të votave për partinë socialiste. Ish drejtorë të lartë që kishin ndarë vjedhjen e parave të taksave të shqiptarëve, me ministrat e Edi Ramës dhe kishin shpenzuar miliona euro për të blerë vota për rilindjen. Por të gjithë këta ishin shitur nga Edi Rama, në momentin që ishin bërë problem për partinë.

Njësoj si në Spaç e Qafë Bari, ku syrgjynoseshin edhe ministrat e Partisë së Punës, sepse në një moment ishin bërë bezdisës për Enver Hoxhen. E bashkë me ta, byroistët e antarët e Komitetit Qëndror, qëndronin dhe ish-të persekutuarit politikë. E njetja situatë mu rikthye kur takova Salianjin, të burgosur se cënoi qeverisjen e Edi Ramës.

Ai ishte në burg bashkë me hajdutët e rilindjes, edhe pse nuk ka menaxhuar asnjë sekondë asnjë shpenzim publik. Ai ishte aty si shembulli më i qartë i një burgosjeje politike. Dhe njësoj si para vitit 1990, ai ishte aty sepse pushteti komandon drejtësinë dhe kush e cënon atë do të shkojë në burg. Salianji do dalë nga qelia e burgut të Fierit ashtu siç dolën nga burgjet komuniste edhe ish-të përndjekurit e Enver Hoxhës. Dhe këtë rradhë, e sigurtë do të jetë që në atë qeli do të shkojë ai që e meriton më shumë, Edi Rama. Ndaj e vlerësoj maksimalisht qëndrimin e mikut tim Salianji, që nga denoncimi i trafikantëve të drogës që qeverisnin policinë, e deri te këmbëngulja për ti qëndruar deri në fund regjimit. Burgosja e tij tregon qartë frikën e pushtetit ndaj tij.

Paraardhëse

Berisha flet për median italiane: Pakti Itali-Shqipëri, ka probleme serioze ligjore

Pasardhëse

“Çmendet” Meloni, Qeveria nuk njeh vendimin e gjykatës, Ministri presion drejtësisë

Pasardhëse

“Çmendet” Meloni, Qeveria nuk njeh vendimin e gjykatës, Ministri presion drejtësisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.